TIRANË- Një foto në vaskë është bërë shkak për hapjen e një debati në rrjetet sociale ku është përfshirë edhe mbesa e ish-kryeministrit Sali Berisha, Dasara Malltezi.

Lajmi i publikuar për Megi Karabinën, vajzën e ministres teknike të Arsimit, Mirela Karabina, ku shkruhej se kishte postuar një foto duke bërë dush nudo në vaskë, me sa duket e ka irrituar shoqen e saj Dasaran, e njohur ndryshe edhe si ‘supermbesa’.

Në foton e publikuar, për të cilën thuhet se është vajza e ministres në fakt fytyra e saj nuk duket. Kjo gjë ka sjellë edhe komentin e Dasara Malltezit, e cila thotë se atyre që pretendojnë se është Megi në foto iu duhen syze. Për më tepër ajo shkruan se njerëzit normalë nuk futen me rroba në vaskë.

vajza ne vaske

“Megi Karabina shpirte urime për mamin, po një gjë më habiti…ose jam qerruar unë e nuk e shoh, ose mbase atyre që pretendojnë se qenke ti në foto u duhen syze. Either ëay, nuk besoj se njerëzit normal futen në vaskë me rroba”, shkruan Dasara.

dasara

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb