Vlorë- Rreth orës 23:15 të së premtes, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë vendit të quajtur “Bishti i Kalldrëmit” që është edhe rruga hyrëse për në fshatin Kaninë, raportohet për të shtëna me armë zjarri në ajër.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 25 gëzhoja armësh dhe se dyshohet për një konflikt mes dy personave. Nga të dhënat paraprake dyshohet se është gjuajtur në ajër me armë të tipit kallashnikov. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka ngritur grupe kontrolli në fshatin Kaninë.

NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 23:15, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë vendit të quajtur “Bishti i Kalldrëmit” dyshohet se ka patur të shtëna me armë zjarri në ajër. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë ne vendngjarje dhe nuk ka konstatuar asnjë person të lënduar apo dëme të tjera. Në vendngjarje policia ka gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja.
Janë ngritur grupe kontrolli dhe po punohet për zbulimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
6e286c11-4874-4e84-a52c-cdb8fd83bc92
077226c7-e4f3-476d-80e4-d74f37048531
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb