Një krim i rëndë në familje ndodhi mëngjesin e djeshëm në zonën e Kamzës, në Tiranë. Burri vrau me kallashnikov bashkëshorten e më pas u vetëvra. Ngjarja ndodhi në banesën e çiftit Halil e Dije Lita, që ndodhet në lagjen “Frutikulturë” të Kamzës. Policia e Tiranës është lajmëruar në numrin e emergjencave nga vëllai i autorit të krimit, i cili ka raportuar për të shtëna me armë zjarri.

lita
Halil Lita

Por në momentin që shërbimet e komisariatit nr.5 kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë gjetur trupat e pajetë të bashkëshortëve, 65 e 60-vjeçarë. Burime nga Policia thanë se krimi i rëndë ka ndodhur në ambientet e brendshme të shtëpisë së çiftit Lita. Ndërsa trupat e pajetë të tyre, janë gjetur pranë njëritjetrit në kuzhinë.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, në shtëpi ndodheshin vetëm dy bashkëshortët. Pavarësisht se ata janë prindër të 5 fëmijëve, prej disa vitesh jetonin vetëm. Tri vajzat e tyre janë martuar, ndërsa dy djemtë jetojnë në emigracion, njëri në Britaninë e Madhe e tjetri në Itali.

dija
Dije Lita

 

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb