Një publik i veçantë për të festuar fitoren e tenistit Roger Federer, që hyn në historinë e Wimbledon falë suksesit të tetë në karrierë, në fushës londineze, kundër kroatit Marin Cilic.

Në tribunën e publikut teksa duartrokisnin në Centre Court, ishin edhe dukesha e Cambridge, Kate dhe princi William.

Në rrjetet sociale fotot e pjesëtarëve të familjes mbretërore, veçanërisht fotoja e Kate që përkëdhel bashkëshortin është komentuar shumë dhe ka marrë shumë like.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: