VLORË- Në lokalin që mbrëmjen e djeshme u shndërrua në një vend krimi, pas të shtënave me armë zjarri në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’, ku një person humbi jetën dhe u plagosën 3 të tjera, këndonte dhe një këngëtare.

‘BalkanWeb’ mëson se ka qenë Blerina Balili, ajo që këndonte në lokalin ‘Fiks Fare’ gjatë kohës që ndodhi ngjarja, por fatmirësisht nuk u lëndua.
18033132_1911082452501341_6556992766572896435_n
Madje këngëtarja kishte njoftuar në faqen e saj të ‘Facebook’-ut se do të këndonte mbrëmë në atë lokal, ku humbi jetën 33-vjeçari Ergys Gjioveshajn dhe u plagosur Arta Luka, Florjan Hila dhe Arsonel Llanaj. Lokali në fjalë njihet për netët me muzikë live.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: