PARIS- Autoritetet franceze kanë identifikuar autorin e sulmit të mbrëmshëm që ndodhi në qendër të Parisit, ky humbi jetën një polic dhe u plagosën rëndë dy të tjerë.

‘Daily Mail’ shkruan se behët fjalë për Karim Cheurfi, 39 vjeç, i cili dyshohet se hapi zjarr me kallashnikov mbrëmë në Champs Elysees. 39-vjeçari ishte dënuar me 20 vite burg në vitin 2001 pasi tentoi të vriste me armë zjarri një polic. Ai ka qenë i skeduar si një person me prirje radikale dhe i rrezikshëm. Policia nisi dje menjëherë kontrollin në vendbanimin e tij në Seine-et-Marne, në lindje të Parisit.

Sulmi ndodhi dy ditë nga zhvillimi i raundit të parë për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa dy kandidatët në garë Marine Le Pen e Frontit Kombëtar dhe Jean-Luc Melenchon i ekstremit të majtë po zhvillonin një debat live në TV. Autoritetet franceze thanë se sulmi mbrëmë ishte ‘akt terrorist’ dhe pamjet dramatike që u transmetuan në media kapën momentin kur policia qëlloi sulmuesin, i cili më vonë vdiq. Sakaq, nuk përjashtohet fakti që sulmuesi mund të ketë pasur një bashkëpunëtor, akt të cilin e mori përsipër ISIS.

Që nga viti 2015-të Franca është në gjendje të jashtëzakonshme dhe me nivelin më të lartë të mundshëm të sigurisë pas një një seri sulmesh terroriste, nga të cilat kanë mbetur të vrarë mbi 230 njerëz.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb