SARANDE– Dega e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në Sarandë ka reaguar për foton e përdorur nga Forcat Detare, me mbishkrimin për të votuar numrin 1 më 25 qershor. Në reagimin zyrtar, theksohet se fotoja është publikuar me tendencë nga një profil fallso në rrjetin social “Facebook”, i cili mbante emrin LSI Sarandë.

Dega e LSI-së në Sarandë në reagimin zyrtar thekson se është në krah të ushtarakëve në misionet dhe angazhimet e tyre në të mirë të vendit, dhe nuk ka për të synuar në asnjë moment përdorimin e FA.

Sakaq, ata akuzojnë PS se qëndron pas këtij veprimi.

REAGIMI I PLOTE
Lëvizja Socialiste për Integrim dega Sarandë, shpreh keqardhjen që një foto e postuar me tendencë nga një profil fallso në facebook, merret për bazë madje sjell dhe reagimin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

LSI dega Sarandë, sqaron se është në krah të ushtarakëve në misionet dhe angazhimet e tyre në të mirë të vendit, dhe nuk ka për të synuar në asnjë moment përdorimin e F.A.

Jo si thirrjet e kryetarit të rilindjes për të përdorur policinë për të mbledhur vota.

Theksojmë se ky profil fallso është vepër e rilindjes, të cilën e ka zënë paniku për humbjen që po afron në 25 qershor.

Shprehim keqardhjen tonë që instanca të larta si FA, reagojnë duke marrë për bazë indicje të pavërteta.

lsi saran

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: