SHBA- Një çift në pritje të kurorëzimit të dashurisë së tyre, vajza e veshur në të bardha dhe djali, një marins. Foto në fjalë vetëm për pak ditë ka arritur të marrë 25 mijë pëlqime në internet. Dwane Schimdt, një fotograf dasmash, ka qenë ai që ka shpërndarë të shtunën në rrjetin social ‘Facebook’ foton, e cila është virale.

Në të shfaqet Caleb Earwood, marins i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, dhe e fejuara e tij Maggie, të dy nga Karolina Veriore, me sy të mbyllur, duke bërë premtimin e tyre të dashurisë. Foto është shkrepur pak para se ata të shfaqen para të ftuarve në dasmën e tyre.
foto
“Kam shkrepur shumë foto dasmash. Por kjo është më e mira dhe me më shumë kuptim se të tjerat. Çifti para se të fillonte ceremonia i kanë bërë një lutje për martesën dhe jetën e re së bashku”, ka shtuar fotografi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: