TIRANE– Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, italiani Xhani De Biazi, ka ushtruar sot të drejtën e tij si shtetas shqiptar duke votuar në Zgjedhjet Parlamentare 2017.

Ai është i regjistruar si banor i Njësisë 3 në Tiranë dhe ka votuar në qendrën e votimit të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës”, te zona e “Xhamllikut”.

Xhani De Biazi u pajis me pasaportë shqiptare në muajin prill të vitit 2015, pak muaj para se të sigurohet kualifikimi historik në Kampionatin Europian “Francë 2016”.

“Ndihem i emocionuar sepse është hera e parë. Përtej aspektit sportiv, jetoj realitetin e Shqipërisë prej 5 vitesh e gjysmë dhe i njoh mirë problemet e kësaj toke. Nëse nuk më dëboni, do vazhdoj për shumë kohë të jem një shtetas shqiptar. E kisha idenë time që në fillim dhe nuk kisha shumë dyshime se për kë do votoja”, tha De Biazi pas votimit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: