TIRANE- Kryeministri Rama vijon ironinë në profilin e tij në Facebook, por përveç kryedemokratit Lulzim Basha këtë herë është kapur edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili lëshoi disa deklarata të forta SOT nga çadra e protestës, duke e paralajmëruar Ramën se do të merrte atë që meritonte në vetëm 30 minuta, nëse vijonte të përçmonte veriorët.

Duke postuar foton e një kampingu Rama thotë se kryedemokrati Basha sheh ëndërr sikur kryeministri është dorëhequr, dhe nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha i kujton protestën e 13 Majit, për të cilin duhet të bëhen gati.
Rama
Luli: Moss doktor! Po shihja ëndërr me dorëheqjen e Ramës
Doktori: Lul! Zgjohu se duhet me mbledh zoqtë në protestë!
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb