TIRANË- Pak minuta para takimit me aleatët, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka darkuar me liderin e AAK-së, ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Në foton e siguruar nga “BalkanWeb” çifti Basha shihet në një restorant përballë me çiftin Haradinaj.

Kreu i AAK-së ndodhet në Tiranë në një vizitë zyrtare, e para pas lirimit nga Gjykata e Colmar në Francë, ku ka zhvilluar edhe takime të tjera, përveç se me kreun e PD-së. Ndërkohë nuk dihet se çfarë këshille i ka dhënë Bashës, lideri i AAK-së, i cili shquhet si një opozitar i fortë në Kosovë.

Po sonte në orën 21:00 Basha ka thirrur në selinë e PD krerët e partive aleate për të diskutuar për paketën McAllister në lidhje me krizën politike. Ky është takimi i tretë i ditës së sotme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: