Megjithëse fotografimi i votës është i paligjshëm, ka nga ata qytetarë që sfidojnë ligjin duke e fotografuar bashkë me mesazhe të shkruara në të.
Pakënaqësia e shkodranëve për lënien jashtë listave të PD-së për ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli është reflektuar edhe sot gjatë procesit te votimit në Shkodër. Një votues ka dashur t’i japë mesazh Bashës, teksa në fletën e tij të votimit ka shënuar me germa të mëdha emrin e Jozefina Topallit.
“Fotografimi i votës përbën një shkelje penale, por ai që e ka bërë një veprim të tillë i ka dhënë kreut të PD- së një mesazh të rëndë”,- shkruan JOQ duke publikuar edhe voten e fotografuar.
(m.k/BalkanWeb)