DURRES- Mitingu përmbyllës i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës pasditen e sotme nuk ka kaluar larg syrit të kreut të Bashkisë së qytetit bregdetar. Vangjush Dako është “kapur” duke “përgjuar” takimin elektoral të LSI me mbështetësit e Durrësit, i cili zhvillohej në sheshin para Bashkisë së qytetit.

Një qytetar i cili ka kapur Vangjush Dakon duke ndjekur nga dritarja e zyrës së tij mitingun e LSI, e ka fotografuar këtë moment.

Në fotot e përcjella në “BalkanWeb”, Dako shfaqet duke vëzhguar me kërshëri takimin elektoral të LSI.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb