ITALI– Në një kohë që e gjithë vëmendja është përqendruar tek ndeshja Itali-Shqipëri, ka dhe nga ata tifozë që nuk u shkëputet ‘shpirti’ nga politika.

Një foto nga stadiumi ‘Renzo Barbera’ po bën xhiron e rrjetit, ndërsa shihen dy tifozë shqiptarë me një banderolë të veçantë.

“Voto Vetingun Baftjar”, shkruhet në mesazhin e banderolës, ndërsa kjo është një thirrje drejtuar opozitës. Prej kohësh PD ka bojkotuar Kuvendin, duke bllokuar kështu dhe procesin e vettingut.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb