SHBA – Trupi i një fëmije të vogël të vdekur në vitin 1876, i cili i zbulua një vit më parë është identifikuar. Ajo quhej Edith Hoëard Cook dhe vdiq në 13 tetor të vitit 1876, 6 javë përpara përvjetorit të saj të tretë shkruan Huffingtonpost.

Trupi i saj u gjet plotësisht i paprekur brenda një arkivoli metali dhe xhami në garazhin e një shtëpie në San Francisko në maj të vitit të lakuar. Trupi i vajzë së vogël u gjet nga disa punëtorë ndërtimi të cilët po punonin poshtë garazhit të një shtëpie.

Me sa duket arkivoli i Edith Hoëard Cook i kishte mbijetuar shpërnguljes së 30 mijë të vdekurve nga varrezat e vjetra të San Francisko të Richmond District, në Parkun Memorial të Greenlaën në Colma, në 1920.

Rasti në fjalë i kishte mahnitur studiuesit, pasi trupi i fëmijës ishte ruajtur në mënyrë aq perfekte, saqë dukej sikur ishte varrosur pak ditë më parë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb