Këto fotografi të rralla tregojnë se si disa nga raketat hapësinore të kohës së Bashkimit Sovjetik kanë mbetur të ndryshkura në një hangar të braktisur në shkretëtirën e Kazakistanit.

Dy anije u gjetën brenda një depoje të braktisur sovjetike pranë Baikonur, 125 milje në lindje të detit Aral. Dy anijet ishin pjesë e programit të Buranit të Moskës, i cili u mbyll në vitin 1993, por asnjëri prej të dyjave nuk u dërgua në hapësirë.

Në të njëjtën ndërtesë, fotografët panë mbetje të tjera avionësh hapësinorë.

Bashkimi Sovjetik krijoi raketën për të konkurruar me Saturn V të NASA-s, që kreu misionin Apollo në Hënë.

Ashtu si anija hapësinore e NASA-s, avioni rus kishte motorë të vendosur në pjesën e pasme dhe dy krahë për një ulje të kontrolluar në Tokë.

 

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: