Sokol Dervishaj, ministër i Transporteve nga radhët e LSI-së, është parë fundjavën e kaluar në plazhet e Dhërmiut. Edhe ai, si shumë kolegë të tij, ka zgjedhur Jugun e Shqipërisë për plazh.
Siç e shikoni nga fotoja, ka diçka të veçantë te Dervishaj dhe bashkëshortja. Ata nuk hequr dorë nga pija e tyre e preferuar, vera, madje edhe me gotat e duhura, ndërkohë që në plazh njerëzit më së shumti pijnë birra.
Bashkëshortja e Dervishajt, është një emër i njohur. Ajo është ish-Miss Albania, Sidorela Kola, e cila vijon të ruajë sharmin e miss-it. Edhe Luan Rama është parë fundjavën e kaluar bashkë me familjen e tij.
Ndriçim Babasi
Këto kohë nuk ka qenë shumë aktiv në politikë. Ndriçim Babasi, dikur deputet i Partisë Demokratike, mesa duket as plazhin nuk e ka filluar si shumë të tjerë, bashkë me fillimin e verës. Tani që jemi në muajin e fundit të verës, ai ka preferuar të kalojë fundjavën në Dhërmi bashkë me familjen.
Babasi shfaqet akoma shumë i bardhë në trup, që të lë të kuptosh se dielli i Dhërmiut do ta shohë për herë të parë këtë verë. Të shohim se sa aktiv do të jetë në jetën politike tani që Partia Demokratike ka bërë ndryshime në strukturë./panorama
(e.f/BalkanWeb)