“BalkanWeb” mësoi nga burime pranë Kuvendit se dy liderët, Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë lëvizur nga salla “Pjetër Arbnori” apo siç njihet ndryshe salla e Byrosë, ku u mbajt tryeza e partive parlamentare, për të vijuar negociatat në një tjetër ambient ngjitur me të, respektivisht në sallën ku zhvilloheshin dikur mbledhjet e grupeve parlamentare.

salla_byrose_3079_0
Salla e Byrosë së Kuvendit ku nisën negociatat kokë më kokë Rama-Basha

“BalkanWeb” sjell edhe fotot e ambjenteve të brendshme të këtyre sallave ku nisi fillimisht e mandej ku vijuan negociatat Rama-Basha.

Një aludim është për shkak të tre kamerave që ndodheshin në sallën e mëparshme ku biseda mund edhe të ishte e aksesueshme për palë të treta dhe intimitetin që ofron salla e dytë ku thuhet se ka një distancë të largët dhe nuk ka kamera.

salla_e_mbledhjeve_te_grupit
Salla e mbledhjes së grupeve parlamentare që u zgjodh nga Rama e Basha për të vijuar negociatat

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb