SHKODER- Është dashur një orë që zjarrfikëset të lokalizojnë flakët e rëna mëngjesin e sotëm në restorantin e resortit “Fishta” në Velipojë, si pasojë e shpërthimit të shkaktuar nga rjedhja e gazit në një çisternë 1 mijë litërshe.

Pamjet e siguruara nga BalkanWeb tregojnë ambientet tërësisht të shkrumbuara të katit të parë të resortit.

Zyrtarisht, policia konfirmon se janë plagosur tre persona, më rëndë pronari i resortit Besnik Zejnuni 55-vjeç. Ai bashkë me dy të plagosurit e tjerë, Saida Spahija 19-vjece (jashtë rrezikut për jetën)
Hektor Zenunaj 33 vjeç (i biri) do kurohen në QSUT.
SHKRUMBOHET-RESTORANTI-VELIPOJE-1
NGJARJA
Resorti turistik “Fishta” në Velipojë u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00. Turistët ishin në gjumë në momentin kur raportohet të ketë ndodhur një shpërthim i madh zjarri. Flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të resortit turistik, dhe si shkak kryesor mendohet të jetë shpërthimi i një bombole gazi.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb