FRANCË- Të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim i fuqishëm gjatë karnavaleve në periferi të Parisit, Villepinte ditën e sotme. Autoritetet lokale thanë për mediat se shpërthimi kishte ndodhur aksidentalisht.

“Një burrë me një krah të thyer, një fëmijë i gjakosur në fytyrë, njerëz që vraponin nga të gjithë anët për të gjetur fëmijët e tyre”, tha një dëshmitare për Le Parisien. Katër nga të plagosurit kanë dëmtime të rënda, sipas mediave lokale.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse si dhe ambulanca për t’u ardhur në ndihmë njerëzve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: