Rreth 22 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur pas një sulmi terrorist në Manchester Arena. Shpërthimi ndodhi në orën 22:35 me orën lokale të së hënës pas koncertit të këngëtares amerikane Ariana Grande.

Kryeministrja Theresa May shprehu ngushëllimet për të gjithë të lënduarit për atë që po trajtohet si sulm terrorist nga policia.

Shërbimet Emergjente thanë se rreth 59 persona janë dërguar në spitale me plagë pas shpërthimit.

Pas dëgjimit të shpërthimit, qindra të rinj të tmerruar filluan të kërkojnë me vrap daljet e stadiumit, ndërkohë që pamjet janë folmuar me telefona celularë. Dëshmitarët e përshkruan ngjarjen si një “zonë lufte”.

Policia e armatosur, skuadrat xheniere dhe ambulancat zbarkuan në vendngjarje pas shpërthimit. Pak më vonë, rreth orës 1.30 të mëngjeit të sotëm, një shpërthim i kontrolluar u bë në Katedralen e qytetit pranë Manchester Arena.

Zyrtarët në SHBA thanë se homologët e tyre britanikë kishin identifikuar një kamikaz mashkull si përgjegjësin e mundshëm të katastrofës.

Një orë më vonë, ylli i muzikës Ariana Grande, e cila shpëtoi e palënduar, shkroi në Twitter: “Ndihem e shokuar, nga thellësia e zemrës sime ju kërkoj ndjesë. Nuk kam fjalë”.

nintchdbpict000325974063

nintchdbpict000325974099

nintchdbpict000325974446

 


(i.ç/e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb