Presidenti amerikan Donald Trump dhe disa eksponentë të tjerë të qeverisë, të cilët e shoqërojnë në vizitën e tij në Arabinë Saudite kanë marrë pjesë në kërcimin ceremonial të shpatave.

Videoja ku Trump kërcen me një shpatë në dorë po bën xhiron e botës. Në video duket sekretari i shtetit Rex Tillerson dhe ai i tregtisë Wilbur Ross të cilët kërcejnë me shpata në dorë në rresht, me të gjithë burrat e tjerë me veshje tradicionale saudite, ndërsa Trump kërcen i qeshur, shkruan repubblica.it

Kërcimi tradicional i shpatave, i quajtur ardah, bëhet në evente të rëndësishme, përfshirë festat fetare apo martesat.

Në të kaluarën edhe lider të tjerë politik, me vizitë në vendin mysliman e kanë kërcyer këtë valle, përfshirë princin Carlo të Anglisë dhe ish presidentin George W Bush.(Foto Reuters)
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb