Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Fqinjët” e Kukësit zyrtarizojnë trajnerin Bledi Shkëmbi: Ka qenë kapiten në grupet e Ligës së Europës

Bledi-Shkembi

Klubi i Lirisë së Prizrenit ka zyrtarizuar sot marrëveshjen për të emëruar në krye të pankinës ish-kapitenin e Skënderbeut, Bledi Shkëmbi. Skuadra nga Kosova me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook ka bërë me dije se ish-mesfushori ka rënë dakord për një kontratë 1-vjeçare.

Sipas presidentit Mirsad Çollaku, prezantimi do të bëhet në ditët në vijim. Liria e mbylli sezonin e shkuar në Superligën e Kosovës në vendin e 8, duke siguruar mbijetesën vetëm në javët e fundit. Në edicionin e ri futbollistik, klubi “fqinj” i kampionëve të Shqipërisë, Kukësit, synon të ndërtojë një skuadër konkurruese, shkruan Panorama Sport.

Shkëmbi aktualisht ishte duke mbajtur pozicionin e zv. trajnerit të kombëtares shqiptare U-17, por ka gjetur mirëkuptimin e FSHF-së për t’u larguar drejt kësaj aventure të re, e para për të si trajner kryesor i një skuadre.

Njoftimi i Lirisë së Prizrenit

“Zyrtare: Shkëmbi drejton Lirinë e Prizrenit
Prizren, 16 qershor. “Të nderuar miq të KF ‘Liria’. Duam t’ju njoftojmë që trajneri i ri i skuadrës për sezonin 2017-2018 do të jetë Bledi Shkëmbi. Klubi ka arritur një marrëveshje 1-vjeçare me ish-futbollistin e disa klubeve të njohura ne Shqipëri dhe jashtë saj. Bledi Shkëmbi ka qenë dhe ish-futbollist i Kombëtares Shqiptare. Pas disa ditëve do të bëhet dhe prezantimi zyrtar”, ka thënë kryetari i KF ‘Liria’, Mirsad Çollaku. Ndërkohë, që klubi dhe trajneri kanë arritur akordin për ndërtimin e një skuadre konkurruese, duke rritur ambiciet dhe objektivat e klubit, pohojnë zyrtarët e ‘bardhezinjëve’.

Për Shkëmbin kjo është përvoja e parë si kryetrajner. Ai deri tani ka punuar si ndihmës trajner me Kombëtaren U-17 të Shqipërisë,.Ndërkohë, ai ka të gjithë kualifikimet dhe liçensat e nevojshme që i ka përfituar në muajt e fundit. Shkëmbi është shpallur 6 herë rradhazi kampion i Shqipërisë me Skënderbeun, ka qenë kapiteni i skuadrës që luajti ne grupet e Europa Ligës ndërkohë që në të shkuarën ka fituar dhe Kupën e Shqipërisë me Besën e Kavajës. “Klubi i Lirisë dëshiron ti uroj atij suksese në punën e nisur dhe kërkojmë prej tifozëve mbeshtetje maksimale për këtë zgjedhje”. Ka thënë kryetari Mirsad Çollaku, pas bërjes publike të lajmit..
Forca Liria !”


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.