FRANCË –Fronti Kombëtar i Marine Le Penit, ekstremi i djathtë në Francë, nuk ka humbur kohë për të fituar pikë përballë qytetarëve të hidhëruar e të tronditur.

“Të gjithë islamistët janë muslimanë” ka bërtitur sot njeri prej anëtarëve të kësaj partie, por njerëzit e fishkëllyen dhe iu vërsulën për ta rrahur, por Policia ndërhyri menjëhërë dhe e largoi militantin e djathtë për të shmangur përplasjen.

Qytetarët tashmë e kanë bërë dallimin ndërmjet islamikëve si besimtarë dhe islamistëve, atyre që luftojnë për instalimin e islamit politik si sistem qeverisje e në këtë këndvështrim, provokimi u dallua hapur. Islami ëhstë fe, ndërsa islamizmi është dogmë politike, që tashmë ka partizanët e vet.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb