FRANCË- Presidenti Emmanuel Macron arriti të siguronte shumicën absolute në Asamblenë kombëtare, duke lënë pas partitë e tjera dhe duke i dhënë vetes liri të plotë për çuar më tej reformat, gjatë një procesi votimi të karakterizuar nga një shkallë abstenimi e paprecedentë.

Sipas vlerësimeve të disa instituteve të bëra publike në orën18:00 GMT, kur mbyllen qendrat e votimit, partia e presidentit “Republika në marshim” (REM) dhe aleati i saj MoDem fituan 355 deri 425 deputetë nga 557 gjithsej, dukshëm shumë më tepër se shumica absolute prej 289 vendesh.

Por, nëse fitorja është shumë e thellë, abstenimi, që mendohet ta kalojë shifrn 56%, sipas disa instituteve, ka arritur rekorde të reja për zgjedhjet e përgjithshme. Kjo mund të shpjegohej me disa faktorë: fitorja e njoftuar e partisë presidenciale, një maratonë e gjatë elektorale e filluar në tetor me zgjedhjet paraprake të së djathtës, një neglizhencë në rritje për sa i përket politikës.

Republikanët (të djathtë) dhe aleatët e tyre të qendrës morën nga 97 deri 130 vende. Në kampin e të majtëve, Partia Socialiste, e cila kontrollonte gjysmën e Asamblesë së deritanishme, arriti të merrte vetëm 46 deri 50 deputetë, më tepër se sa e Majta Radikale e cila mori 28 deri 30 vende.

Partia e ekstremit të djathtë francez siguroi katër deri tetë vende, kundrejt dy vendeve që mori në vitin 2012 dhe kryetarja e saj, Marine Le Pen, deputete evropiane, do të hyjë për herë të parë në Asamblenë kombëtare të Francës.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb