“Passage du Gois” është një rrugë që lidh Gjirin e Burnwf me ishullin e Noirmoutier në Francë.

Për shkak të batices dhe zbaticës ju mund të kaloni përgjatë saj vetëm dy herë në ditë për disa orë para se ajo të përmbytet.

Në vitin 1701 kalimi i natyrshëm që lidh kontinentet në ishullin e Noirmoutier është treguar për herë të parë në një hartë.
Rreth 1840-ës një shërbim i rregullt filloi të ofrohet me makinë dhe me kalë. Sot rruga është rreth 2.58 milje të gjatë.

Rruga duket e zakonshme për tu kaluar por në fakt është shumë e rrezikshme. Në të dy anët e rrugës janë panele të veçanta të cilat do të ju tregojnë nëse rruga është e kalueshme apo jo.

Megjithatë çdo vit shumë udhëtarë aventurierë janë bllokuar nga uji në këtë rrugë.

Për te shpëtuar njerëzit qe mund të perfshihen nga uji janë ngritur kullat e shpëtimit që janë të vendosura në të gjithë rrugën Passage du Gois.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: