Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

FRD mbledh strukturat, Topi: Situata parazgjedhore e rëndë, jo qeveri teknike

bamir topi

TIRANE– Partia Fryma e Re Demokratike ka mbledhur Kryesinë për të diskutuar për situatën politike në vend dhe zgjedhjen e strukturave për zgjedhjet e ardhshme. Kreu i FRD, Bamir Topi u shpreh se situata parazgjedhore është mjaft e rëndë, ndërsa u shpreh se FRD nuk është për qeveri teknike.

“Situata parazgjedhore tepër e rëndë. nuk kemi qenë për qeveri teknike, këtu ndahemi me opozitën. Komisioni i reformës zgjedhore në mënyrë të qëllimshme është braktisur për të krijuar alibi për zgjedhjet që vijnë. I bën thirrje faktorit ndërkombëtar, pasi kemi humbur totalisht besimin nga faktorët e politikës, të hyjnë me shpejtësi për të ndërmjetësuar. Presidenti ka treguar se asnjëherë nuk ka qenë mbi palët por ka qenë palë. FRD do organizoje strukturat e saja për t’u takuar me njerëzit”- u shpreh Bamir Topi.

Topi flet dhe për bashkëpunimin paraelektoral dhe kjo do të varet nga mënyra sesi do të sillen aktorët politik.

“FRD do jetë forcë pjesëmarrëse në zgjedhjet e 18 qershorit. FRD po e analizon situatën. Qëndrimet politike të forcave qe sot janë në lojë kanë marrë trajta qesharake. Është shumë e vështirë të deshifrohen kodet sesi sillen partitë politike dhe aktorët kryesor. Ka mungesë totale transparence, ka mungesë predispozicioni për të hyrë në komisionin e reformës zgjedhore. Forcat politike të papërgjegjshme e kanë lënë situatën në rënie të lirë për zgjedhjet. Te ikin militantët partiak nga komisioni që procesi të dalë nga partitë. Procesi ka dështuar nga mënyra si sillen partitë, të atyre qe kërkojnë ta marrin pushtetin në tavolinë. Sot situata më e rëndë se në 25 vite nga sa unë mbaj mend. Asnjëherë dialogu politik ska qenë në këtë gjendje. Një forcë politikë nuk hyn më zgjedhje një tjetër është ambigue të hyjë a të mos hyjë. Topi i pyetur për mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve. Duhet respektuar data e zgjedhjeve dhe duhet respektuar mbledhja e komisionit për reformën zgjedhore që duhet të mblidhet urgjentisht. Mbas çdo vendimmarrje në parlament ka nevojë të implementohet për të mos e lënë për minutën e fundit. Kam humbur cdo shpresë nga aktorët e politikës shqiptare sepse çdo gjë po e bëjnë në kafene e hotele. Nëse shteti rreshket nëpër kafene e çadra nuk ka asnjë lloj shansi të bëhet”- tha Topi.

(d.d/BalkanWeb)



Komente ( 13 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.