PARIS- Tmerr dhe panik në Paris. Një makinë që udhëtonte me shpejtësi është përplasur në një piceri duke shkaktuar vdekjen e një vajze 13-vjeçare dhe duke lënë pas 6 të plagosur, pesë prej tyre në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi në Seine et Marne në jug të Parisit, ndërsa autori është ndaluar nga policia.

Autoritetet thonë se nuk kanë dijeni kush mund të jetë shoferi që shkaktoi tragjedinë. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për një 39-vjeçar që sipas policisë mund të ketë pasur si qëllim t’i jepte fund jetës. Po ashtu përjashtohet mundësia për ndonjë sulm terrorist.
43425FFB00000578-4790308-image-a-51_1502741733226
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: