Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Frikë nga përgjimet? Rama dhe Basha ndryshojnë sallën për të vijuar negociatat

rama-basha3

TIRANË- Një detaj është zbuluar nga takimi kokë më kokë mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha që po mbahet sonte prej më shumë se 90 minutash në Kryesinë e Kuvendit.

“BalkanWeb” mëson nga burime pranë Kuvendit se dy liderët kanë lëvizur nga salla “Pjetër Arbnori” ku u mbajt tryeza e partive parlamentare për të vijuar diskutimin në sallën ku zhvilloheshin dikur mbledhjet e grupeve parlamentare.

Një aludim është për shkak të tre kamerave që ndodheshin në sallën e mëparshme ku biseda mund edhe të ishte e aksesueshme për palë të treta dhe intimitetin që ofron salla e dytë ku thuhet se ka një distancë të largët dhe nuk ka kamera. Po kështu mësohet se takimi vijon me tone të qeta mes Ramës e Bashës.

(m.k/BalkanWeb)



Komente ( 4 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.