FRANCË- Presidenti francez François Hollande pas sulmit të mbrëmjes të së enjtes në Paris, në mbledhjen e Këshillit të Mbrojtjes ka vendosur që të angazhojnë plot 50 mijë policë dhe 7 mijë ushtarë ditën e diel me qëllim që të sigurojnë mbarëvajtjen e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale.Lajmi u dha në një deklaratë të mbajtur për mediat pas takimit, nga kryeministri Bernard Cazanueve.

“Dua t’ju kujtoj se qeveria ka mobilizuar forca sigurie në muajt që kemi lënë pas dhe sigurisht që në ditët e ardhshme, më shumë se 50.000 oficerë policie do të organizohen për sigurinë e procesit zgjedhor. Pjesë e këtij operacioni ruajtës do të jetë gjithashtu edhe 7.000 anëtarë të personelit ushtarak. Ata do të dërgohen në të gjithë vendin për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.”, tha Bernard Cazanueve.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb