Frutat e thata parandalojnë një nga llojet më vdekjeprurëse të kancerit, siç është ai i zorrës, ka zbuluar një studim i ri. Pacientët me kancer të zorrës që konsumojnë fruta të thata rregullisht pas trajtimit janë 57% më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme. Frutat e thata ulin gjithashtu rrezikun e rishfaqjes së kancerit me 42%.

Frutat e thata si bajamet, arrat kanë më shumë përfitime shëndetësore, krahasuar me kikirikët dhe gjalpin e tyre, shkruan “shëndeti”.

Hulumtuesit shkencorë rekomandojnë pacientët që vuajnë nga kanceri i zorrës të rrisin shanset e mbijetesës duke konsumuar më shumë fruta të thata.

Hulumtuesit shkencorë nga Instituti i Kancerit Dana­Farber në Boston monitoruan rreth 900 pacientë që i ishin nënshtruar një trajtimi për fazën e tretë të kancerit ë zorrës. Shumica e pacientëve kishin kryer operacionin dhe kimioterapinë. Tek asnjëri prej tyre nuk ishte përhapur kanceri tek organet e tjera.
Pacientë të tillë kishin 70% më shumë shanse të mbijetesës 3 vjet pas trajtimit.

Nga pjesëmarrësit në studim, 19% e tyre kishin konsumuar të paktën 56 gramë – e barasvlershme me gati 22 bajame – të çdo lloji fruti të thatë në javë. Rezultatet treguan se këta pacientë ishin 57% më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme, krahasuar me ata që nuk kishin konsumuar fruta të thata pasi kishin përfunduar trajtimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: