Pavarësisht marrëveshjes kjo javë nuk mundësonte që Partizani të luante në kryeqytet sfidën pritëse kundër Luftëtarit. Kjo pasi edhe Tirana luante në “Selman Stërmasi” vetëm 24 orë pas sfidës së të kuqve.

Por sot, Federata Shqiptare e Futbollit së bashku me klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e kësaj situate.

Kalendari i FSHF-së parashikonte që përballja e javës së 28-të të luhej të dielën në orën 19:00, por duke qenë se një ditë më pas në të njëjtin stadium do të luajë edhe Tirana me Teutën, u vendos që dueli mes bardhebluve dhe djemve të detit të shtyhet me 24 orë, mëson panorama sport.

Përfundimisht, Partizani – Luftëtari do të luhet të shtunën, ora 19:00, kurse Tirana – Teuta të hënën në të njëjtën orë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb