Pas dorëheqjes së Xhani De Biazit, Federata Shqiptare e Futbollit është vënë në kërkim të trajnerit të ri që do të pasojë italianin në stolin kuqezi.
Shumë emra janë përmendur, por “Sky Sport”, raporton se ditën e sotme drejtuesit shqiptarë kanë pasur një takim me trajnerin italian, Xhankarlo Kamoleze.

56 vjeçari së fundmi ka drejtuar skuadrën zviceriane Kiaso dhe prej një viti rezulton i papunë pas shkarkimit nga Kiaso në qershor të 2016. Në të kaluarën ai ka drejtuar skuadrat e Livornos, Torinos dhe Pro Verçelit./PanoramaSport
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb