Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar sot vendimin e plotë të detajuar për dënimin e Skënderbeut nga Komisioni i Etikës.

Ajo që bie në sy në këtë vendim, është fakti se janë marrë për provë ndeshje të cilat korçaret i kanë fituar. Por çuditërisht, nuk është marrë asnjë masë ndaj ekipeve humbëse, të cilat janë protagonistet e zakonshme në rastet e manipulimit të takimeve, shkruan Panorama Sport.

Ndeshjet
KF Elbasani vs. Skënderbeu 1:4 (25.01.2015) “Kategoria Superiore”
Skënderbeu vs. KS Flamurtari 3:1 (18.02.2015) “Kupa e Shqipërisë”
Skënderbeu vs. KF Tirana 2:1 (21.09.2015) “Kategoria Superiore”
Skënderbeu vs. Tërbuni Pukë 4:0 (22.11.2015) “Kategoria Superiore”
Skënderbeu vs. Vllaznia 2:1 (17.02.2016) “Kupa e Shqipërisë”
Skënderbeu vs. KF Laçi 2:1 (20.04.2016) “Kupa e Shqipërisë”
[embeddoc url=”https://balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2017/07/Vendim_i_Arsyetuar_Skenderbeu_23.06.2017.pdf”]
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: