PERMET– Plot 768 kilogramë kanabis janë gjetur të fshehura në një tunel në fshatin Piskovë, në Përmet. Pas informacioneve të marrë në rrugë operative, policia e Gjirokastrës i është drejtuar fshatit Piskovë, dhe nga kontrolli në tunel janë gjetur 102 pako dhe thasë të përmasave të ndryshme, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Sakaq, nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikeve u bë ndalimi i shtetasve
Gentjan Hysenji, 36 vjeç, dhe Donald Nikollari, 32 vjeç; të dy banues në fshatin Piskovë.

Menjëherë u sekuestrua lënda narkotike në cilësinë e provës, ku pas peshimit rezultoi se pesha totale është 768 kilogramë.

Shtetasit Hysenji dhe Nikollari, dyshohet se janë poseduesit e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: