TIRANE-Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas fitores se djeshme ndaj Eduard Selamit u ka lënë një derë të hapur të gjithë atyre demokratëve që kanë ‘humbur rrugën’.

Pa përmendur emra konkret Basha ftoi këdo që përkon me kauzat e demokrateve të jetë pjesë e nismës së PD-së.

“Akti i djeshëm nuk është aspak një derë e mbyllur. Por përkundrazi ai që zgjedh kauzën e drejtë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që vendos të luftojë drogës, qe nuk zgjedh rehatinë personale është i mirëpritur, është pjesa e jonë. Jemi të gëzuar ta kemi mes nesh, edhe nëse ka humbur rrugën. Duam të bëjmë Shqipërinë një vend të lirë, të sigurt. Ku paratë janë për njerëzit dhe jo njerëzit instrumente të qytetarëve. Ky projekt u konfirmua dje dhe do vazhdojë me përmbushje. Zoti i bekoftë demokratët dhe Shqipërinë”, tha Basha. Mos vallë Basha ka ‘lëshuar pe’ për krikët e tij?
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb