Vijonë masat për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë, në plazhe e akse rrugore. Edhe gjatë paradites së sotme ka pasur një fluks të madh në hyrje të turistëve, vizitorëve dhe pushuesëve që  kanë zgjedhur plazhet e vendit tonë për të pushuar apo kaluar fundjavën.

Deri tani kanë hyrë nëpërmjet pikave të kalimit  kufitar 21.890 shtetas, si dhe 4975 automjete.

Policia Kufitare po punon me shërbime të shtuara për të përballuar fluksin , duke eleminuar radhët e gjata në këto pika.

Fluksi i lëvizjes në të gjitha akset rrugore në këto momente është normalizuar, pasi ka pasur shumë ngarkesë nga ora 07.00 deri në orën 09.00.

Përveç  aksit Shkodër -Lezhë , që vijon të ketë shumë ngarkesë , që vjen si rezultat i fluksit të madh në hyrje dhe dalje  nga pikat e kalimit kufitar të Muriqanit dhe Hanit të Hotit.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë të shtrira në të gjitha akset kryesore dhe në akset që të çojnë në plazhet e vendit.

Në këto akse rrugore, Policia Rrugore  po kryen kontrolle  me  Radar  në versionin “autmomatik”, për të evidentuar dhe ndëshkuar  drejtuesit e mjeteve që tejkalojnë shpejtësinë  tej limitit të lejur duke u kthyer në burim aksidenti dhe rreziku për përdoruesit e tjerë të rrugës.

20517306_325339944558515_819183600_o

Ndërko në të gjitha plazhet e vendit, vijon patrullimi i punonjësve të Policisë me biçikleta dhe motoçikleta.

Punonjësit e policisë patrullojnë të gjithë vijën bregdetare  në juridikson me dy turne prej orës 06.00 të mëngjezit deri në orën 22.00.

Në të gjitha plazhet, në harkun kohor prej 16 orësh janë të angazhuara 100 patrulla policie me biçikleta.

Në mbështetje të shërbimeve të rendit dhe të policisë rrugore është planifikuar edhe shërbimi i patrullës me motoçiklista.

Në të gjithë vijën bregdetare janë rreth 30 patrulla të Forcës së Posaçme me motorçikleta të cilët patrullojnë akset rrugore dhe zonat turistike.

20542904_325339967891846_2122398790_o

Po në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë , edhe në zonat turiskte , ka një rritje të prezencës së Policisë.

Shërbimet e tjera të Policisë vijojnë intensivisht punën , për evidentimin , parandalimin dhe goditjen e kultivimit të canabisit, të trafikut të lëndëve narkotike dhe të goditjes së paligjshmërisë në përgjithësi.

Policia e Shtetit fton qytetarët, pushuesit, turistët e  vizitorët  të telefonojnë në numrat 112 e 129 për çdo problem që mund të kenë, duke siguruar se shërbimi policor do t’ju vijë në kohën e duhur dhe cilësor.

Gjithashtu  të denoncojnë çdo paligjshmëri, çdo abuzim me detyrën të punonjësve të policisë , me qëllim që të gjithë sëbashku të kontribuojmë për një ambinet social sa më të sigurt

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb