Ashtu si kjo fundjavë edhe fillimi i javës tjetër do të jetë me një presion atmosferik të lartë i cili do të vijojë të kushtëzojë në vendin tonë mot të qëndrueshëm.
I gjithë Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga një mot i kthjellët i shoqëruar me vranësira të pakta, përgjatë Adriatikut.
Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 deri në 15 m/sek në bregdetin Jon. Valëzimi do të jetë i forcë s 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,25 metër në det të hapur.
Instituti i Gjoeshkencave njoftoi se sot pasdite, të dielën e 28 janarit dhe nesër, nuk priten reshje në të gjithë territorin. Edhe për javën e ardhshme pritet një mot i qëndrueshëm.
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 °C / 12 °C
në vendet e ulëta: 4 °C / 12 °C
në vendet malore: 1 °C / 9 °C.
(e.f/BalkanWeb)