TIRANE- Një panel analistësh dhe gazetarësh kanë diskutuar sot në mbrëmje në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 për fushatën zgjedhore.

Analisti Lorenc Vangjeli e ka quajtur të pazakontë fushtën për nga qetësia që e karakterizon, por shtoi se mos e dhëntë Zoti të vërtetohet një shprehje shqiptare.
20170613-210922
‘Shpresojmë të mos jetë ky rasti për të vërtetuar atë shprehjn se qetësinë e ndjek pas furtunën. Zoti mos e dhëntë furtunën”,- tha ai.
20170613-210917
Edhe Mark Marku ndante të njejtën mendim kur vjen puna tek qetësia që po karakterizon fushatën. “Është fushatë e qetë, mbase kjo është pozitivja. Një fushatë e qetë të jep kusht të prezantosh program. Duket se po rrënjoset një post marrëveshje elektorale, ndërsa tre partitë kryesore kanë zbritur në fushatën e betejës të ndara”,- tha ai.
tedi Blushi
Ndërsa Drejtori i BalkanWeb, Tedi Blushi e cilësoi fushatën si një nga më qesharaket që është bërë. “Rama po flet në fushatë vetëm për dështimet e qeverisë së tij duke pohuar me gojën e vet në çdo miting ato që deri dje thonin kundërshtarët e tij më të egër. Ndërsa Basha ka ulur tonet ndaj kryeministrit që pas marrëveshjes, harroi drogën, administratën e korruptuar e të kriminalizuar dhe në mungesë të një programi elektoral, ka gjetur rrugën më të shkurtër, të bëj fushatë kundër LSI-së. Rama ka pranuar që në zyrat e shtetit paguhen rryshfete. Sipas tij të gjithë fajin e ka LSI-ja apo “tepsia” por kjo nuk më duket e logjikshme për një kryeministër që ka patur gjithë autoritetin dhe e ka ligjërisht akoma për të ndëshkuar abuzivizmin dhe nuk e ka bërë sa kohë thotë që ka qenë në dijeni. Të pranosh që shteti ka qenë i ndarë në tepsi do të duhet të pranosh që ke qenë ti shefi i tepsisë”,- tha ndër të tjera ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb