Futbollistë, kujdes kur festoni golat! Mos ndiqni shembullin e mesfushorit të Hamburgut, Nikolai Myler. Mesfushori i Hamburgut ishte shumë i lumtur që shënoi golin e avantazhit të skuadrës së tij në ndeshjen e hapjes kundër Augsburgut dhe vrapoi drejt këndit për të festuar.

Rrotullimet e tij nuk ishin edhe aq të koordinuara, pasi lojtari u rrëzua keq në tokë duke dëmtuar gjurin dhe duke lënë në mes festimet. Ishte minuta e 8 e ndeshjes por menjëherë u kuptua se situata nuk ishte aq e mirë.

Myler la fushën e lojës i dëmtuar dhe i përlotur mes duartrokitjeve të publikut dhe sot ka kryer testet që konfirmuan diagnozën: Dëmtim i rëndë në gju dhe 7 muaj jashtë fushave të lojës. Gjithçka për një festim goli…/p.sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb