TIRANE- Andi Lila, një nga futbollistët më të mirë të Kombëtares dhe një nga ata që na jep më shumë siguri sa herë Kombëtarja është para sfidave të vështira, vjen në një rrëfim ndryshe për jetën i ftuar tek “Rudina”.

Në studio ai ishte me bashkëshorten Ornelën dhe tha se këtë verë do kalonte më shumë kohë më të dhe djalin, 2-vjeçar, Ayan, i vetmi që “ia ka mbledhur”, sipas futbollistit.

0ab93e50020c39004e29c3cad1c10ecf

“U bëra baba kur isha 29 vjeç dhe do të doja të isha bërë që 20 vjeç…Jeta më ndryshoi rrënjësisht. Para se të vinte në jetë Ayan, isha më shumë i dhënë pas shoqërisë, ndërsa tani e kam ditën më të organizuar. Ayan është aty gjatë gjithë kohës, më mblodhi në shtëpi…” – thotë ai me të qeshur.

Ayan ishte një bekim për familjen e Lilës, sepse për futbollistin bashkë me të erdhën edhe shumë arritje: “Çdo gjë shkoi për mirë, firmosa kontratën në Serinë A, ëndrrën e jetës sime, shkuam në Europian me Kombëtaren, na eci çdo gjë shumë mirë. Edhe pse në fillim kishim një lloj ankthi, si do ta prisnin këtë fëmijë, si do të ishim si prindër…”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: