Elvis Kabashi, futbollisti shqiptar i cili jeton në Itali është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik.

23-vjeçari mbrëmjen e kaluar rreth orës 1:30 ka shkaktuar një aksident të rëndë automobilistik në Forte “Dei Marmi”, ku janë përfshirë dy makina dhe një motor, e të plagosur kanë mbetur 3 persona, 1 në gjendje të rëndë.
Kabashi
Sipas mediave italiane, një makinë “Mercedes” që drejtohej nga Kabashi, ka goditur një makinë “Fiat” duke nisur dinamikën e përplasjes. Pas kontrollit të policisë, Kabashi rezultoi pozitiv ndaj testit të alkoolit dhe si masë parandaluese i është hequr patenta ndërsa hetohet ngjarja nga e cila kanë mbetur të plagosur tre persona.
download-470x271
Mes tyre, më rëndë është një 33-vjeçare nga Breshia, e cila është në gjendje të rëndë, e shtruar në reanimacionin e Versiljas. Një 41-vjeçar dhe një vajzë tjetër kanë pësuar dëme më të lehta. Nga policia është bërë e ditur se Kabashi fillimisht ka goditur një makinë që drejtohej nga një shtetas arab, ndërsa ka kaluar në korsinë tjetër duke përplasur motorin që i vinte përballë.

Kabashi aktualisht është pa skuadër pasi nga 1 korriku i skadoi kontrata afatgjatë prej 5-vitesh e nënshkruar me Juventusin. Gjithashtu futbollisti më herët pati refuzuar kombëtaren shqiptare pasi pretendonte të luante me Italinë, po prej atij momenti karriera e tij ka qenë në zbritje.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb