Shpesh, pajisjet tona elektronike fillojnë të dobësohen vetëm 6 muaj pasi i kemi blerë. Dhe, në shumicën e rasteve, vetë ne jemi fajtorët. Ne nuk kujdesemi për detajet të cilat janë shumë të rëndësishme për këto pajisje teknologjike.

Këto janë gabimet që e shkurtojnë jetëgjatësinë e pajisjeve tona:
Mbushja e baterisë
Bateritë moderne  nuk kanë efekt në memorie, kështu që celularët, tabletët dhe laptopët duhet të rimbushen pa pritur që bateria e tyre të bie në zero. Arsyeja është se shumë prodhues e matin jetëgjatësinë e baterisë për nga numri i cikleve të shkarkimit. Kështu, për ta rritur jetëgjatësinë e baterisë së pajisjes tuaj, duhet ta rimbushni më shpesh. Opsioni më i mirë është që ta mbushni sa herë që bateria bie në 10%-20%.

Evitoni ngarkuesit që e karikojnë shpejt pajisjen
Ja pse nuk është mirë të blini mbushës të lirë: nuk kanë kontrollues të brendshëm. Dhe gjithashtu, mos e mbushni pajisjen tuaj me kabllo USB. Një tjetër këshillë e dobishme: evitoni ngarkuesit e ashtuquajtur “ultra të shpejtë”, të cilët pretendojnë se e mbushin baterinë tuaj shumë shpejt

Kontrollimi i temperaturës
Kur përdorni laptopin, mos e vendosni atë në gjunjë ose në shtrat. Hapjet e ajrosjes së pajisjes duhet të mbeten të paprekura në mënyrë që të evitohet mbinxehja.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb