BRITANI- “Mbretëresha Elisabetë ka vdekur”. Kështu BBC, një ekran shumë i besueshëm për saktësi, ndodh që të bëjë një gafë të madhe.

Kjo sepse lajmi u shpërnda në mënyrë të rrufeshme nga qindra transmetues televizivë dhe online në të gjithë botën. Ishte gabimi i gazetares Ahmen Khawaja që publikoi në Twitter lajmin e rëndë se “mbretëresha ka vdekur”. Madje në një tjetër postim të saj u shkrua se ajo kishte ndërruar jetë në spitalin King Edward VII.

Lajmi u përgënjeshtrua menjëherë nga familja mbretërore. Por, çfarë kishte ndodhur? Gazetarja tha se kishte harruar telefonin në shtëpi dhe postimet i kishte bërë dikush tjetër për të bërë shaka me punën e gazetares. BBC e përgënjeshtroi versionin e saj duke kërkuar ndjesë për kaosin që shkaktoi gazetarja e tyre.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: