Lucas Biglia nga drejtuesit e Milanit, por jo vetëm është cilësuar si një nga blerjet më të goditura të “djallit”, pavarësisht se në skuadër janë afruar lojtarë si Bonucci apo Calhanoglu.

Argjentinasi që pritet të jetë rregullatori i mesfushës ka arritur sot në Milano ku është përshëndetur me tifozët e shumtë që kanë dalë t’a presin, raportojnë mediat italiane.

Këta të fundit të emocionuar për afrimin e fundit në skuadër, i kanë kërkuar atij të thotë fjalët e para si futbollist i Milanit. Biglia nuk ka nguruar, por fjalët e tij bënë jo pak përshtypje: “Forca Lacio!”

Mesfushori e kuptoi shumë shpejt gabimin dhe kërkoi falje, por videoja e tij është kthyer në një “hit” në internet, duke u shpërndarë me shpejtësi, sidomos nga tifozët e Juventusit dhe të Interit. Zikaltërit kanë gjetur më në fund mënyrën se si të hakmerren për epiken “Forca Inda” që i shoqëron kudo prej disa muajsh.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb