Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Gafa e spikerit, 1 minutë heshtje për ish-lojtarin e Milanit që ndodhej në fushë (Video)

bidone-9-470x296

Kufijtë e të paimagjinueshmes janë kaluar në Kupën Libertadores dhe nuk bëhet fjalë për futboll, por për gafën e rëndë të spikerit të stadiumit.

Në ndeshjen Santa Fe-Santos ajo që ka ndodhur është absurde. Spikeri i stadiumit para filmit të ndeshjes bëri thirrje të mbahej një minutë heshtje për Rikardo Oliveriran, ish-futbollistin e Milanit, raporton “TUTTOmercatoWEB”.

Por çuditërisht, Oliveira jo vetëm që është shëndoshë e mirë, por edhe ishte i rreshtuar përkrahë shokëve në fushë me ekipin e Santosit.

“Zonja dhe zotërinj, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në kujtim të Rikardo Oliveira, futbollist i Santos”, ishin fjalët e spikerit. Lojtarët në fushë nuk e kuptuan këtë gafë, por videoja më pas bëri bujë pasi u shpërnda në rrjetet sociale.

Në të vërtetë, minuta e heshtjes duhej të mbahej për ish-futbollistin e Santos, Kaneko dhe nuk kuptohet se si spikeri në stadiumin e Santa Fe bëri këtë gafë të rëndë.

(e.k/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.