TIRANE- Ish-banorja e Big Brother, Xhensila Pere, e ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” me një deklaratë të sajën ka bërë që të gjithë të ftuarit të ‘shpërthejnë’ në të qeshura.

Bukuroshja shpjegoi arsyen se pse ishte veshur me ngjyrë blu, për faktin se kishte marrë vesh që i pranishëm në emision do të ishte dhe ish-presidenti Bamir Topi. E pyetur nga moderatori se me cilën parti është Bamir Topi, Pere i është përgjigjur, ‘sigurisht që me Partinë Demokratike’.

Në atë çast ish-presidenti Topi ka nisur të qeshë, pasi vajza gaboi duke harruar se ai ka themeluar partinë e re Fryma e re Demokratike, ku është edhe kryetar dhe se prej kohësh nuk është më pjesë e PD-së. Ndërkohë, kjo situatë ka shkaktuar jo pak të qeshura dhe në panel, ndërsa moderatorit i duhej të ndërpriste emisionin për reklama.

Siç duket angazhimet e Xhensila Peres janë të mëdha, duke lënë jashtë fokusit të saj zhvillimet politike në vend. Sakaq, në fund të emisionit, kreu i FRD-së, Topi dhe Pere kanë bërë edhe një foto së bashku.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: