TOKIO– Presidenti i Autoritetit Bërthamor Japonez pranoi se ka gabuar kur deklaroi dje se Koreja e Veriut do të kishte më shumë interes të dërgonte një raketë në qendër të Tokios sesa mbi një central bërthamor, njoftoi ky organizëm regullator.

“Përgjegjësi më i lartë i sigurisë së centraleve atomike japoneze ishte i pranishëm dje në një seancë bisedimi me qytetarët e qarkut të Fukuit ku ndodhen shumë reaktorë bërthamorë, ku dy të rinj sapo janë vënë në punë”, njoftoi një zëdhënës i Autoritetit.

Shunichi Tanaka u pyet mbi masat e marra përballë rrezikut të rënies së një rakete koreanoveriore pranë instalimeve bërthamore japoneze.

“Nuk e di cili është niveli teknik i Koresë së Veriut as nëse një raketë koreanoveriore do të kishte një saktësi aq sa të mund të shënjestronte një central të vogël bërthamor, por nëse do të isha unë, do të mendoja se do të ishte më mirë të shënjestroja qendrën e Tokios. Bëj shaka!”, ishte përgjigjur Tanaka, sipas stacionit publik televiziv NHK dhe agjencitë e lajmeve “Xhixhi” dhe “Kiodo”.

Më pas, i pyetur nga gazetarët mbi deklaratat e gjykuara shokuese, zëdhënësi u përgjigj se “nuk ishte e përshtatshme të thuhej në qendër të Tokios. Shpresoj vërtetë që nuk do të ndodhemi në një situatë konflikti”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: