Pas kritikave për veshjen transparente në natën e parë të festivalit të 55 në RTSH, pakënaqësitë ndaj prezantueses Ledina Çelos vijojnë. Në natën e dytë të festivalit ka zgjedhur të mos veshë recipeta, por kanë rënë në sy gafat e saj gjatë prezantimit.

Një nga gafat që ra më shumë në sy ishte momenti kur këngëtarja i bëri lëmsh emrin një kolegu të saj si dhe kur i ngatërroi emrin anëtares së jurisë Alma Bektashi, duke i thirrur “Arta”.

Pas kësaj nuk kanë munguar ironitë në rrjetet sociale nga këngëtarë dhe personazhe të tjerë të njohur.

“Vlashent Seta tha kjo? Prite kur te thote: Kjo ishte nata e dyte e Kenges Magjike”- ka shkruar me ironi këngëtari Renis Gjoka në ‘Facebook’.

Në natën e parë të festivalit, këngëtarja ledina Celo u shfaq me një fustani të zi transparent, i cili zbulonte më shumë se ç’duhej. Kjo bëri që publiku të zhgënjehet, pasi prisnin paraqitje më dinjitoze pas një mungesë të saj në ekran.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: