TIRANE- Federata Shqiptare e Sporteve me Kuaj organizon në Tiranë garën e 3-të ndërkombëtare të kapërcimit me pengesa. Aneksi i stadiumit “Selman Stermasi” këtë të mërkurë do të kthehet në një arenë kampionësh nga Europa por edhe rajoni, ku do të mirëpriten garues të dy disiplinave për të rritur dhe fëmijë. Kjo garë në natyrë do të zhvillohet në mbrëmje në orën 20:00 dhe fton të gjithë qytetarët e rritur por edhe fëmijët të kalojnë disa orë argëtimi dhe pse jo pasioni për të ndjekur këtë sport unik në Shqipëri.

“Kjo është gara e 3 ndërkombëtare për këtë sezon. Do kemi dy kategori për fëmijët dhe të rriturit të mërkurën në orën 20:00 në aneksin e stadiumit “Selman Stermasi”. Fëmijët po stërviten për ditën e mërkurë, qytetarët janë të mirëpritur në garën e kapërcimit me pengesa. Numri i kalëruesve të rinj është në rritje dhe kemi kërkesë nga fëmijët dhe prindërit e tyre kërkesa për t’u marr me këtë sport.”-tha -Denisa Rrushi, sekretare e Përgjithshme e Federatës se Garimit me Kuaj.

Një ndër garuesit ndërkombëtarë profesionist i ardhur në Tiranë enkas për këtë garë, shprehet se ky sport në Shqipëri po njeh rritje, ndaj është i nevojshëm ekspozimi dhe shkëmbimi i sportistëve për të zhvilluar performancën dhe shtuar promovimin.

Besoj se është fantastike ajo që po bëhet për të promovuar këtë lloj sporti. Që nga vizita ime e fundit, ky sport ka pasur përmirësim dhe më bëhet qejfi për këtë. Është siç çdo gjë tjetër që është e nevojshme për tu ekspozuar për botën e jashtme që të përmirësohet plotësisht. Është e nevojshme të shkëmbejmë kalërues mes Shqipërisë dhe Europës.” – deklaroi David MCPHERSON, garues nga Gjermania.
Stela me kalin e saj të quajtur “Nobel” është garuese në kategorinë për fëmijë ndaj dhe është në ditët e fundit të stërvitjes për të performuar suksesshëm dhe merituar kupën. “Jam shumë entuziaste, kam qejf kuajt dhe është pasioni im. Lartësia më e madhe që kam kaluar me kalë është 1 metër.” – u shpreh Stela Dreni, garuese kategoria për fëmijë.

Ky aktivitet i miksuar mes elementëve sportivë dhe artistikë, ka zgjuar interesin e qytetarëve të Tiranës të cilët nga gara në garë po tejmbushin arenën. Ky aktivitet organizohet nga Federata Shqiptare e Sporteve me Kuaj, Spitali Amerikan dhe Agjencia e Parqeve dhe rekreacionit në Bashkinë e Tiranës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: